Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj falenderon me dorën në zemër deputetët që e votuan

0
30

Me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, pasardhësi i Ilir Metës.

Begaj me dorën në zemër dhe i emocionuar ka falenderuar deputetë që e votuan dhe i dhanë postin e rëndësishëm të kreut të Shtetit.

Maxhoranca zgjodhi e vetme Presidentin e vendit, ku edhe në këtë herë opozita bojkotoi procesin. Bajram Begaj do të jetë President i zgjedhur deri në përfundim të mandatit të Presidentit aktual, Ilir Meta, në 24 korrik.

Theksojmë se nga opozita morën pjesë në votim:

Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

Zjarr Tv Ad