Presidenti Ilir Meta dekoron gazetarin e njohur: I lumtur që…

0
27

Në vazhdën e vlerësimeve dhe dekoratave të shpërndara nga Presidenca, kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekoruar së fundmi gazetarin e njohur Dhimitër Gjoka.

Presidenti i ka akorduar Gjokës Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtri i Madh” pasi mbi supe mban një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer.

“Folësi, gazetari, regjisori dhe moderatori i mirënjohur Dhimitër Gjoka është një personalitet dhe figurë shumë e dashur, prej dekadash, e ekraneve tona.

Me një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer, autor i dhjetëra skenare filmash, programesh dhe dokumentarësh, ai është referim për brezat e rinj, që synojnë suksesin në fushën e medias dhe televizionit.

I lumtur, që në praninë e shumë kolegëve të tij gazetarë, që ma propozuan me të drejtë këtë vlerësim, ta nderoja sot Dhimitër Gjokën me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”, shkruan Ilir Meta në postimin e tij në “Facebook”.

Zjarr Tv Ad