Presidenti Ilir Meta dekreton Ministrat e rinj/ Taulant Balla ka bërë kërkesën e papritur në Kuvend…

0
146

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar sot emërimin e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, si dhe Milva Ikonomi Ministre e Bujqësisë. Pas kësaj lëvizjeje të Presidentit Meta, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend.

Gjithashtu Balla, ka kërkuar që të miratohen sa më shpejt, Ministrat e dekretuar nga Presidenti.

“Zoti kryetari i Kuvendit kërkoj përfshirjen në votim të katër dekreteve të presidentit për emërim dhe shkarkim ministrash. Këtë e kërkoj, bazuar edhe te Rregullorja e Kuvendit, por kam biseduar edhe me tre krerët e grupeve parlamentare dhe kemi rënë dakord”, ka theksuar Taulant Balla.

Pas kësaj kërkese, Ruçi e ka pranuar dhe i ka kërkuar administratës së Kuvendit, që të përfshijë në rendin e ditës, duke përpiluar dhe fletën e votimit.

Zjarr Tv Ad