Presidenti i vendit Ilir Meta, shprehet se; Shqipëria zë vendin e parë në Europë, për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vendet e sapodala nga kriza.
Nëpërmjet një publikimi në rrjetin social Facebook, Presidenti Meta, thekson se; bazuar në të dhënat e Euorostat, per vitin 2019-të, Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto, në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit.
“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan. Zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, ka shkruar Presidenti Ilir Meta.




