Presidenti Meta: Basha ka bashkëpunuar me qeverinë, tradhtarin nuk e do askush

0
32

Presidenti Ilir Meta akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka tradhtuar kauzat e opozitës duke bashkëpunuar me qeverinë, ku gjatë një interviste televizive, Meta tha se Basha është një tradhtar që nuk e do askush, ndërsa tha se ai nuk është lider pasi blindon selinë për t’u mbrojtur nga demokratët.

“Lulzim Basha është mësuar vetëm me dhurata. Është tejet i llastuar dhe tërësisht jashtë realitetit. Fundi i tij politik është i qartë.

Lulzim Basha ka tradhëtuar të gjitha kauzat e opozitës, në bashkëpunim të plotë me Qeverinë. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do. Si mund të quash lider dikë që blindon selinë dhe aktivitetet ja organizon FNSH-ja?”,-tha Meta.

Zjarr Tv Ad