Presidenti Meta dekoron me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin dhe regjisorin e shquar Vasjan Lami

0
55

Presidenti i vendit, Ilir Meta vlerësoi sonte me anë të një ceremonie të veçantë aktorin dhe regjisorin e shquar shqiptar, Vasjan Lami me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.Kreu i Shtetit vlerësoi regjisorin Lami për kontributet e shquara në fushën e artit skenik, të shpalosura për dekada me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar.

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artit skenik, të shpalosura për dekada me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar, nëpërmjet roleve të veçanta e të suksesshme, që kanë mbetur të gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë. Me mirënjohje të thellë për interpretimet e paharruara artistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat shqipfolëse, si aktor dhe si regjisor i spikatur.”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad