Presidenti Meta i bën urimin e ngrohtë Rexhep Mejdanit në 77-vjetorin e lindjes: Model frymëzues i shtetarit dhe politikanit të përgjegjshëm…

0
40

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka uruar përmes një postimi të ngrohtë në facebook ish-presidentin Rexhep Mejdani në 77-vjetorin e lindjes.

Teksa i uron shëndet dhe energji të pashtershme, Meta shprehet se Mejdani është një model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Urimet më të ngrohta dhe përzemërta në 77-vjetorin e lindjes për Prof. Dr. Rexhep Meidanin: Gëzuar, me jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe energji të pashtershme!

Model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar, mbrojtës i interesit kombëtar dhe respektimit të institucioneve, personalitet i jashtëzakonshëm i shkencës dhe shembull i shkëlqyer i moralit, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, kontributet Tuaja pozitive dhe të gjithanshme, veçanërisht për demokratizimin e Shqipërisë, do të mbeten përherë të vlerësuara!

Zjarr Tv Ad