Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino, ka prekur edhe Presidentin Ilir Meta. Meta shprehet se Bashkim Fino ishte një njeri i moderuar dhe një familjar shembullor.
Meta:
Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!
Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!




