Programi i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhuron për Policinë e Shtetit, pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit

0
282

Pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufirit me vlerën e mbi 108 mijë dollarëve i janë dhuruar policisë shqiptare nga Programi i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Ceremonia u mbajt sot në  ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ishin të pranishëm edhe Drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë znj. Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në luftën kundër krimit.

Veliu tha se Policia e Shtetit është vlerësuar si institucioni i parë më i besueshëm më vend ndërkohë që shtoi se janë të angazhuar për luftuar krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Ndalur tek periudha parazgjedhore, Veliu u shpreh se policia do të jetë e angazhuar me synimin për të përmirësuar më tej standardin pozitiv të arritur në zgjedhjet e mëparshme

Zjarr Tv Ad