Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi edhe pse u shpreh se do të miratojë pr/ligjin për prokurimet, nuk i kurseu kritikat e tij. Në parlament, ai u shpreh se në Shqipëri financat publike nuk i konsiderojnë të shenjta, por ai që e ka dorën më të gjatë merr më shumë.
Koçi bërë disa rekomandiet, sipas tij duhet të rishikohen në ligjin e ri të prokurimeve publike.
“Ne duhet të pranojmë që në shoqërinë shqiptare financat publike nuk konsiderohen të shenjta, i mendojnë si ajo torta e 100 vetorit të pavarësisë në Tiranë, ku ai që i ka duar më të gjata dhe gojën më të madhe merr pjesën më të madhe. Në përgjithësi prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzëne me pisllëkun.
Ajo që unë dua të theksoj është fakti që shpesh herë ndodh që disa subjekte marrin disa projekte brenda një
Si ka mundësi që kur një kompani fiton një prokurim dhe pastaj ka kalon një nën kontraktoi tjetër me një çmim më të ulët. Edhe kjo duhet parë në ligjin e ri.
Tjetër që ndodh është që kriteret e prokurimeve paracaktojnë fituesin, Këtë ligji duhet ta shikojë me rreptësi.
Një çështje tjetër është ajo incidenca e faktit që në një institucion të caktuar pak a shumë ndodh që të njëjtat subjekte marrin prokurimet publike”, tha ndër të tjera Petro Koçi.




