Protesta e PD, thirrja e Tritan Shehut: Të gjithë më 7 korrik në Tiranë! Aksion i rëndësishëm politik dhe opozitar

0
118

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në kuadër të protestës që pritet të organizohet më 7 korrik në Tiranë, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së të degëve të Përmetit, Këlcyrës, Gjirokastrës, Tepelenës e Memaliajt, ku fton qytetarët që t’i bashkohen kauzës së ngritur.

Shehu e ka cilësuar këtë protestë si “një aksion të rëndësishëm politik dhe opozitar” dhe zotohet se PD-ja do të ballafaqohet “me zullumet e këtij regjimi” që po e çon vendin në katastrofë.

MESAZHI I SHEHUT

Te gjithe me 7 Korrik ne Tirane!

Strukturat e PD te degeve te Permetit, Kelcyres, Gjirokastres, Tepelenes e Memaliajt te Qarkut, filluan punen ne funksion te Protestes se Madhe te 7 Korrikut.

Nje aksion i rendesishem politik e opozitar ky.

Te gjithe te motivuar e mobilizuar per fillimin e nje levizje te vertete opozitare popullore, nje ballafaqim me zullumet e pa llogariteshme te ketij rregjimi, qe po e cojne vendin dhe njerezit ne katastrofe.

Ne nuk do ta lejojme qe kjo te ndodhe!

Prandaj te gjithe ne Tirane me 7 Korrik ora 19.00.

Zjarr Tv Ad