Protesta e thirrur nga Berisha më 7 korrik/ Studentja: Të ngrihemi edhe për ata që nuk i kanë as mundësitë fizike të jenë

0
57

Edona Osmanaj, një studente për drejtësi ka dalë sot nga selia blu për të bërë thirrje për pjesmarrje në protestën e 7 korrikut. Ajo tha se studentët do të jenë në protestën e thirrur nga Sali Berisha, dhe zërin do ta ngrenë “si në protestën e studentëve në 2018-ën”.

“Jam Edona Osmanaj, 21 vjeç, studente. Jam këtu për t’u bërë thirje bashkëmoshatarëve të mi t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. Unë vij nga përvoja e protestës studentore të vitit 2018.Në atë kohë protestoja për kushtet e këqija të moshatarëve të mi në konvikt, edhe pse vetë nuk isha konviktore. Protestoja për studentët që nuk merrnin bursën, edhe pse unë vetë nuk merrja bursë.Kam protestuar atëherë, dhe do protesoj më 7 korrik, sepse protestat nuk janë dhe nuk mund të jenë diçka vetjake.

Protestat bëhen për shumicën, jo për atë pakicë që i ka punët në rregull. Protestat nuk janë vetjake, dhe kur të vijë dita që ato të jenë të tilla, nuk mban më situata. Një protestë vetjake do të thotë të mbetesh pullë vetëm.Për këtë duhet të bashkohemi: të mos lëmë askënd në rrezik që të mbetet vetëm. Më 7 korrik, le të ngrihemi edhe për ata që nuk i kanë as mundësitë fizike të shkojnë në protestë”, tha ajo.

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët. Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë. Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

Zjarr Tv Ad