“Protesta është rruga e duhur përballë arrogancës së qeverisë!”,Tabaku: Ndal taksës së korrupsionit!

0
47

Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me protestat që kanë nisur qytetarët kundër rritjes së çmimeve.

Ka qenë nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se se protesta është rruga e duhur përballë arrogancës së qeverisë.

“Nafta rritet, çmimet e ushqimeve shtrenjtohen shqiptarët varfërohen por Rama mbron oligarkët dhe nuk ul taksat.

Me to paguan koncesionet/PPP te oligarkëve që pasurohen në kurriz të shqiptarëve!

Protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë!

Ndal taksës së korrupsionit!”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad