Protesta në selinë e PD, snajperistë në godinën e Kryeministrisë, FNSH në gatishmëri për mbrojtjen e institucioneve

0
69

Pas dy orësh do të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike.

Kjo protestë e thirrur nga Berisha ka vënë në lëvizje edhe policinë e cila ka marrë masa. Burime për media bëjnë me dije se FNSH do të jetë në gatishmëri për për të evidentuar element problematike apo që synojnë të thyejnë rendin publik, si dhe për survenjimin e institucioneve.

Teksa mësohet se në godinën e kryeministrisë kanë hyrë bë godinë edhe snajperistë, po ashtu dera kryesore e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike.

Kujtojmë që nga 9 shtatori kur Basha pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i kësaj force politike, dukshëm është ndarë në “dy kampe”.

Zjarr Tv Ad