Klevis Balliu, Shef Organizimi i Partisë Demokratike ka folur për protestën e 7 Korrikut para Kryeministrisë dhe tha se entuziasmi i qytetarëve nuk ndalet. Ai i quajti protestuesit misionarë dhe tubimi i 7 korrikut tha se është vetëm hapi i parë i largimit të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Në një intervistë në News 24 Balliu tha: “Janë nxjerrë në terren me urdhër të Edi Ramës të sulmojnë protestën, të sulmojnë qytetarët, kauzën, këtë lëvizje të lirisë vërteton që shoqëria është bashkuar në një aksion për të shpëtuar vendin nga ky regjim që përbëhet nga këta individë”
A mund të kemi hap pozitiv për bashkim të PD?
Klevis Balliu: Nuk kam menduar që ato figura s’do jenë në protestë. Ata janë deputetë të PD. Ne mund të kemi këndvështrime të ndryshme por na bashkon aksioni opozitar kundër qeverisë.
Aksioni opozitar do vijojë, është kthyer në një protestë historike, ky është hapi i parë drejt largimit të Ramës, në këtë kontratë sociale e entuziasëm.
Nuk vinit re shumë pankarta se kishin dalë qytetarët vetë, jo vetëm strukturat e partisë, vetë qytetarët mbrojtën dinjitetin e vendit
Tani ky entuziasëm nuk ndalet. Ky mision, ata qytetarë janë kthyer në misionarë për shpëtimin e vendit.
Protestës i janë bashkuar dhe persona me bindje të majta. Jemi në korrik, studentët nuk janë këtu, ka qenë një ditë e nxehtë, të gjithë faktorët ishin për ta vështirësuar një protestë masive, ajo pjesëmarrje ishte e papritur.




