Partia Socialiste do të çelë sot zyrtarisht fushatën për Bashkinë e Lushnjes. Lajmin e bën të ditur drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në garë për Bashkinë e Lushnjes nga ana e socialistëve është kryetarja aktuale Eriselda Sefa.
Zgjedhjet në Bashkinë e Lushnjes janë të parakohshme pas arrestimit të Fatos Tushes nën akuzën e korrupsionit me tenderat dhe shpërdorimit të detyrës.
Zyrtarisht sipas KQZ fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit do të zgjasë dy javë.
“Me Eriselda Sefa vetëm në pak javë startoi një qasje e re në administrimin e bashkisë. Eksperienca e saj prej 16 vitesh në qeverisjen vendore me fokus tek projektet me donatorët e huaj, e dhanë menjeherë efektin pozitiv, megjithë kohën e shkurtër.
Eriselda ka nevojë për votëbesimin masiv të lushnjarëve për të vazhduar punët e nisura, për të hapur kantiere të reja punësh publike dhe infrastrukturës bujqësore sëbashku me ekipin e saj. Unë kam nderin të drejtoj Partinë Socialiste në Lushnje në këtë fushatë të parë timen aty dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të ndryshojmë dhe bëjmë më mirë që lushnjarët të na japin miratimin e tyre”-shkruan Balla




