PS kërkoi të mos kandidohen kryebashkiakët me nga 3 mandate, KQZ e rrëzon

0
17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, lidhur me moskandidimin në zgjedhjet e 30 qershorit, të kryebashkiakëve të cilët i kanë ezauruar nga tre mandate.

Në mbledhjen e sotme, KQZ rrëzoi kërkesën e PS, me katër vota, ndërkohë që vetëm një ishte në favor të përjashtimit të “të vjetërve” nga gara.

Me kërkesën e bërë PS, i mbyll de fakto mundësinë e rikandidimit kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe atij të Elbasanit, Qzim Sejdini, të cilët i kanë ezauruar nga tre mandate.

Ndërkohë në radhët e demokratëve është kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ai që mbyll mandatin e tretë.

Propozimi i PS, vjen deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se po bëhet gati arrestimi i Vangjush Dakos.

Zjarr Tv Ad