PS merr sot vendimin për të, Ornaldo Rakipi propozon tre emra për presidentin e ri

0
129

Ka përfunduar sot procedura e socialistëve për zgjedhjen e kandidaturave të presidentit të ri.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, secili ka propozuar tre kandidatura në një proces të fshehtë. Kryeministri Edi Rama tha se socialistët kërkojnë një “president normal”, ndërsa kërkoi që emrat e kandidatëve të mos dalin në media.

Mes atyre që propozuan kandidatët për president ishte edhe deputeti i PS, Ornaldo Rakipi.

Për djalin e ish-deputetit “non-grata” Aqif Rakipi, Ornaldon, grupi parlamentar i PS-së pritet të vendosë sot. Nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga PS dhe të vijojë pjesën tjetër të mandatit si deputet i pavarur.

Zjarr Tv Ad