Publikimi i databazës me të dhëna, Balla: Ishte përpjekje për destabilizim, do marrim masat sapo të fillojë Kuvendi

0
31

Taulant Balla, kreu i grupit të PS, ka thënë nga Fieri se publikimi i databazave me të dhënat e qytetarëve ishte një përpjekje për destabilizim. Sapo Kuvendi të fillojë punën në janar, socialistët do të propozojnë nisma të reja për të dhënta personale të shtetasve, tha Balla. Sipas tij, këto ngjarje kanë ndodhur dhe në vende të tjera dhe për këtë ai mori shembullin e WikiLeaks në SHBA.

“Është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që shpërdoron apo vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. Këto të dhëna kanë futur në konflikt punëdhënësin dhe punëmarrësin. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE, është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i KE për çështjen e të dhënave personale, sepse është pjesë e kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim që Shqipëria që do të negociojë me BE.

Ishte një përpjekje për të destabizlizuar marrëdhëniet punëdhënës – punëmarrës. Ashtu si bëri kryeministri, edhe unë doja të shprehja ndjesën për këdo që i kanë krijuar probleme këto të dhëna. Ama këto problematika ndodhin edhe në vende të tjera. Kanë ndodhur dhe në SHBA”, tha politikani Taulant Balla.

Kujtojmë se, një javë më parë në publik rrodhën të dhënat e më shumë se 690 mijë shtetasve shqiptarë. Fillimisht u bë publike një databazë me pagat e muajit janar të vitit 2021, që përmbante 630 mijë era. Më vonë u publikua një databazë e dytë me 690 mijë emra. Një ditë më vonë u publikua dhe një “file” me targat e automjeteve. Institucionet qeveritare janë shprehur se nuk kemi të bëjmë me hakerim të të dhënave por nga analiza paraprake dyshohet për një rrjedhje nga brenda të informacionit.

Zjarr Tv Ad