Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2024

0
11

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë publike datat e provimeve për maturën shtetërore 2024.

Po ashtu, Manastirliu ka njoftuar se testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do të shpërndahen në shkolla që në muajin Janar 2024.

Sipas njoftimit maturantët do t’i nështrohen provimit “Gjuhë e huaj” në 3 qershor, provimit “Gjuhë shqipe dhe letërsi” në 10 qershor, provimit “Matematike” në 18 qershor, “Provimi me zgjedhje” në 24 qershor dhe po në këtë ditë edhe “Provimi Teori profesionalee integruar me Maturën Shtetëroe Profesionale”.

Postimi:

Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024!

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e pëgjithshëm dhe atë profesional.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024.

Suksese të gjithë nxënësve tanë.

 

Zjarr Tv Ad