Pukë/ Babagjyshi shpërndan dhurata për fëmijët jetim

0
27

Babagjyshi i vitit të ri mbërriti në Pukë ku solli dhurata për fëmijët jetim.

Fëmijët e pranishëm në qendër të qytetit verior, ishin njoftuar nga bashkia për një aktivitet, ndërsa janë befasuar teksa u shfaq babagjyshi i cili më pas shpërndau dhuratat e sjella nga ministria e jashtme.

Zëvendës kryetari Mustaf Kopani në emër të bashkisë Pukë, përshëndeti fëmijët jetim ku u premtoi atyre se në të ardhem ata do të jenë në qendër të vëmendjes.

Bashkia e Pukës gjatë këtyre ditëve ka shpërndarë dhurata të shumta  për shtresa të ndryshme të shoqërisë duke bërë që festat të trokasin në çdo derë.

Zjarr Tv Ad