Moderatori kosovar Albion Muhaxhiri ka shpërndarë në Facebook një fotografi të vajzës së tij me ish-Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. Haxhiri ka treguar një moment të bukur në mes vajzës së tij dhe ish-Presidentit Sejdiu. Ai tregoi se vajza e tij e pyeti Sejdiun nëse një ditë mund të bëhej Presidente!
“Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu vizitoi kopshtin në të cilin shkon Anika. Në këtë ditë dua të ndaj me ju një moment krenarie personale dhe familjare. Anika e pyeti: “A mund të bëhem edhe unë Presidente””
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për vendimin për Metën: U rrëzuan gjithë akuzat e Parlamentit Menjëherë Fatmir Sejdiu u ngrit dhe ia liroi karrigen dhe i tha se ajo që tani ishte Presidente, vazhdoi rrëfimin babai krenar.
“Z. Sejdiu, me sensin e tij të humorit dhe me xhentilesë e ftoi Anikën, ia liroi karrigën dhe i tha: Ti qysh tash je Presidente!” dhe u përkrah fuqishëm edhe nga ish- Zonja e Parë.”
Mesazhi i bukur i Muhaxhirit përfundon me urimin më të dashur sot që dëgjohet rrugëve dhe shtëpive: Gëzuar Kosovë!




