Këngëtarja shqiptare Era Istrefi dhe këngëtari britanik Julian Perretta që në fillim të vitit që lamë pas janë përfolur për një lidhje. Dyshja kanë deklaruar se janë miq të ngushtë, mirëpo gjithmonë ka ekzistuar ideja se mes tyre ka diçka më shumë.
Kjo ide është rrëzuar poshtë këtë të premte nga vetë Juliani. Këngëtari ka prezantuar publikisht të dashurën dhe jo…nuk është Era Istrefi!
Juliani ka publikuar në Instastory një foto krah vajzës në fjalë, krahas së cilës shkruan: “Të premtet dhe gruaja ime”. Mesa duket Era dhe këngëtari janë vetëm shokë dhe ai është i dashuruar me dikë tjetër.




