Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka përcjellë një mesazh urimi për qeverinw e re “Rama3”, që u betua sot tek Presidenti Ilir Meta.
Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se integrimi në BE dhe reformat, duhet të zënë një vend të rëndësishëm në axhendën e qeverisë.
“Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. Koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE” shkruan Soreca.




