Qeveria Rama, një piramidë e kalbur financiare

0
35

Në gjashtë vitet e fundit janë marrë 2.3 miliard euro borxh.

Investimet e huaja serioze janë zhdukur. PPP dhe Koncesione kriminale e korruptive vetëm gllabërijne taksat e shqiptarëve dhe kanë zero efekt pozitiv në ekonomine e vendit dhe në shërbimet e shqiptareve. Mjaft bisnesmenë shqiptarë nuk investojne më në Shqiperi, por jashte Shqiperise deri edhe ne Maqedoni e Kosovë.

Borxhi real ka kaluar 100% dhe qindra milion euro fshihen në mënyrë kriminale nga pushteti qeveritar i rilindjes. Baza ekonomike e Shqipërisë është më e dobët dhe më e tronditur se kurrë. Korrupsioni thellohet dhe rëndohet me galop.

Shqipëria është e dyta në botë për korrupsionin. Çdo tregues i funksionimit të shtetit dhe zbatimit të ligjit përkeqësohet rëndë e më rëndë.

 Zullumet që bën ligjin, që pastron pa fund paratë e pista, që rrëmben tenderat dhe koncesionet mbretëron i pandeshkuar krah per krah me qeverinë e Ramës. Qeveria ka krijuar realisht vetëm një piramide të kalbur financiare, që mund të shembet nga çasti në çast. Kjo është e ardhmja e zezë e ekonomisë shqiptare si vazhdim i të tashmes shumë të errët të saj.

Kush mbyll dhe gojën syte perpara kesaj katastrofe ekonomike te dimensioneve dramatike është po aq përgjegjes sa edhe qeveria e Ramës. Koha për të folur, për tu përballur dhe për të rezistuar eshte tani!Të folurat post mortum janë vetëm shërbim ndaj Edi Ramës dhe tradheti ndaj shqiptarëve dhe interesave të tyre.

#FOLSOTNESËRËSHTËVONË

Zjarr Tv Ad