Rama bën njoftimin për hapjen e fushatës zgjedhore: 30 qershor dhe pikë

0
16

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 16:00 do të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore.

Kryeministri Rama e ka bërë këtë njoftim në Facebook, ndërsa shkruan se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. “30 qershor dhe pikë!”, ka shkruar Rama.

Më herët sot, Partia Socialiste ka nxjerr edhe sloganin për fushatën zgjedhore.“Bashkia që duam për Shqipërinë që duam 30 qershor”, shkruhet në slogan.

Nëpërmjet tij, PS duket i përcjellë një mesazh të pastër opozitës, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Madje 30 qershori është shkruar me ngjyrë blu, siç është edhe ngjyra simbol e Partisë Demokratike.

Kjo gjë është bërë në mënyrë të përsëritur nëpërmjet deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet prerazi se zgjedhjet nuk do të shtyhen.

Nga ana tjetër Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Inbtegrim, qysh prej djegies së mandateve të deputetëve, kanë nisur rrugën e protestave, ndërkohë që kërkojnë largimin e Kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

Zjarr Tv Ad