“Rama do Bashën e fortë brenda partisë së dobët”, Blendi Fevziu zbulon çfarë po përgatit kryeministri

0
64

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh mbrëmjen e djeshme se tashmë është e qartë që kryeministri Edi Rama mbështet hapur Lulzim Bashën dhe sipas tij interesi është që Basha të jetë i forti në partinë e dobët në mënyrë që të mos fitojë në zgjedhje.

Deklarata e Fevziut:

“Rama padyshim mbështet Lulzim Bashën në këtë betejë brenda PD. Interesi i Ramës është që Basha të jetë kryetar. Nëse opozita i mbetet Bashës do të çahet kjo parti. Ai do Lulzim Bashën të fortë brenda partisë së dobët.

Ai do që Basha të mos largohet, por as mos të fitojë.  Rama mendon që e çan PD dhe të krijojë potencialin për bashkëpunim brenda parlamentit.”, u shpreh Fevziu.

Zjarr Tv Ad