Rama homazhe për efektivin Saimir Hoxha: Fëmijët të rriten krenar për babain e tyre dhe shtetin të cilit i shërbeu deri në fund…

0
42

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë sot në homazhet në nder të “Dëshmorit të Atdheut”, Saimir Hoxha, që humbi jetën ditën e djeshme në krye të detyrës në Lezhë.

Rama u shpreh se dy fëmijët e mitur që la pas nënkomisari Hoxha, do të kenë mbështetje financiare në masën 170% të pages, deri në moshën e pjekurisë. Rama tha se nuk ka “mbështetje financiare që kompeson boshllëkun për familjarët”, por shtoi se është detyrë e shtetit dhe republikës që t’i mbështesë fëmijët e të ndjerit që të rriten krenar për babain e tyre dhe për shtetin të cilit i shërbeu deri në fund.

Fjala e Ramës:

Pa dyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë së shtetit, patjetër edhe për shoqërinë, dhe për shtetin por mbi të gjitha për familjen, dhe duke i shprehur ngushëllimet familjes, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera të gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë Dëshmor të ri të Atdhehut, e shoh të udhës të bëj me dije se qeveria sot ka vendosur një mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen, por njëkohësisht me të hyrë në fuqi ligji i përcjellë në parlament për fëmijët nën kujdesine  republikës, fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.

Natyrisht që nuk ka fonde dhe mbështetje materiale që kompeson boshllëkun për familjen, por njëkohësisht detyra e shtetit dhe përgjegjësia e Republikës është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndihen deri në fund të përkrahur dhe të inkurajuar, duke qenë krenarë për prindin por edhe për shtetin të cilit babai i shërbeu deri në fund.

Zjarr Tv Ad