Rama kapet keq me ndjekësit në facebook: Nuk ta jap votën! Harrojeeeee, Hiç mos ma jep, futja gjumit se ka kush mendon për punë…

0
178

Kryeministri Rama, ka postuar në facebook grafikët tregues të ecurisë së vaksinimit, gjatë javës së fundit në Shqipëri dhe disa vende të tjera të rajonit dhe Europës perëndimore.

Në grafik shihet rritja e kurbës së vaksinimeve në Shqipëri, gjatë 7-ditëshit të fundit, e megjithatë kritikat ndaj Kryeministrit Rama, nuk kanë munguar nga ndjeskësit e tij në rrjetin social.

Një qytetar, shprehet s’e grafiku tregon vaksinimin me një dozë të vetme dhe jo atë të plotë, ndaj e këshillon Kryeministrin ta postojë grafikun, kur qytetarët të kenë marrë dy doza.

Kjo nuk i ka pëlqyer Kryeministrit Rama, i cili i është përgjigjur me ironi: “Ah e gjete bishtin eee?! Unë e postoj me krenari që ç’ke me atë punë, sepse kjo që po bëjmë është çlirim për njerëzit e këtij vendi dhe ti mos u mërzit, po gëzohu kur sheh një punë të mirë e mos nxirr bishta se ke kohë të kritikosh kur të jetë nevoja!”

Qytetari: Po pra e shkruar dhe aty siper qe eshte llogaritur per nje doze te vetme e jo per vaksinimin e plote. Kur te jen numrat per vaksinim te plote athere postoje me krenari.

Rama: Ah e gjete bishtin eee?! Une e postoj me krenari qe ç’ke me ate pune, sepse kjo që po bëjmë është çlirim për njerëzit e këtij vendi dhe ti mos u mërzit, po geëzohu kur sheh një punë të mirë e mos nxirr bishta se ke kohë të kritikosh kur të jetë nevoja!

 

Zjarr Tv Ad