Rama: Me popullin nuk luhet, kush tenton t’i marrë sovranitetin ka fund me turp

0
11

Ai njihet për stilin e tij sportiv dhe të veçantë, por si sot ditën e votimeve të 30 qershorit nuk e keni parë asnjëherë më parë.

Kryeministri Rama i është drejtuar qendrës së votimit në Surrel ku mban veshur një xhaketë, shoqëruar me pantallona treçerekshe dhe çorape të gjata pak poshtë gjurit.

Po ashtu pas nuk mbetet as bashkëshortja Lina, e cila shfaqet sportive dhe me kapele në kokë. Pasi kanë votuar dhe përshendetur me votues të tjerë ai ka dhënë këtë prononcim për mediat.

“Besoj kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është fjalë boshe dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër veçse fundit me dështim dhe më turp. Sot është e rëndësishme që çdo qytetar në këtë vend të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar, kjo është gjëja më e rëndësishme sot, historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër se për kryetarët e rinj janë për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë.

Sot po ndodh diçka historike dhe që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti, politikan dhe kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh interesit të madh kombëtar dhe hesapeve të popullit për një shtëpi të përbashkët”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad