Rama: PS mendon më shumë për ata që fitojnë më pak

Share

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste është “mendon më shumë për ata që fitojnë më pak”.

“Vijmë këtu për të miratuar uljen e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore. Kjo është një masë që ne na jep kënaqësinë e veçantë, që mund të na i japë vetëm politika, kur bëhet forcë e përbashkët për të sjellë rezultate për të ndryshuar jetën e njerëzve. Ky është një lehtësim që lë 150 milionë euro çdo vit në arkën e familjeve. Ne s’po e ulim TVSH-në që diferencën ta fusin në xhep tregtarët. Prandaj kjo masë do të shoqërohet me fuqizimin e pasqyrës së çmimeve dhe mekanizmave të transparencës dhe kontrollit të tregut”, tha Rama.

“Ne mbetemi besnik të asaj që jemi, përsa jemi pjesë e kësaj partie. Ne jemi partia që mendon më shumë për ata që fitojnë më pak. Ne s’duam më pak njerëz të pasur në Shqipëri. Duam njerëz të suksesshëm, që krijojnë vende pune për të tjerët. Problemi ynë nuk janë të pasurit, por hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë më pak. Ne jemi me sipërmarrjen. S’ka asgjë të padrejtë që ata fitojnë më shumë të mos kontribuojnë më shumë. E drejta e do që ata që fitojnë më pak, të kenë mundësi të përfitojnë më shumë falë atyre që fitojnë më shumë”, shtoi kreu i qeverisë.

Read more

Local News