Rama publikon pamjet nga rruga e re në Salari/ Qytetarët e masakrojnë me komente: Me keto lloje RRUGESH 2. 5 m te gjere MBURRET gjithe kjo qeveri 8 vjecare .

0
1774

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook-un e tij një video të rrugës së Salari, Tepelenë. Rama shkruan në Facebook e tij:

Salari, Tepelenë – Një ndalesë e shkurtër për të parë segmentin e përfunduar Salari – Nivicë, që së bashku me segmentet Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç si dhe Lotin 3 të të rrugës së Lumit të Vlorës që përfundojnë të gjitha pranverën e ardhshme, do të lidhë Tepelenën e Përmetin me bregun e Jonit përmes një pjese të mahnitshme ende të pazbuluar të Shqipërisë.

Por komentuesit kanë kapur një detaj interesant, rruga është shumë e ngushtë dhe në anësoret e saj mungon rrjeta mbrojtëse që nuk lejon gurët të bien në asfalt.

Ja disa nga komentet:

– A kishte mbaruar asfalti për me e ba pak me të gjerë këtë rrugën? Nuk ndërrohen dot SUV-et që kemi në Shqipëri.

– Kto rrugë janë shkaku I aksideneve në shqipëri shumë të ngushta si mund të shkëmbehen 2 autovetura në këto rrugë vetëm këta e dine

– Si shkembehen makinat mund te na e shpjegoni i forti rri ne asfalt dhe i pa fuqishmi ne kanal 

– Duhet te kalojne makina Elegante , se qenka pak si e ngushte rruga .!

– A pist per biçikleta esht

– Me keto lloje RRUGESH 2. 5 m te gjere MBURRET gjithe kjo qeveri 8 vjecare .

 

Zjarr Tv Ad