Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka ka mbajtur një takim online me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon se foli me Merkel rreth Planit të Madh të Investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe progresin e Shqipërisë pas vendimit për hajen e negociatave.
Rama i shpreh falenderimet kancelares gjermane, ndërsa shton se është kënaqësi e veçantë biseda me një mike që e njeh, kupton dhe ndjek rajonin tnë dhe Shqipërinë.
“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.
Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!
#DankeAngela#FaleminderitAngela”, shkruan Rama.




