Rama tha se nuk e kishte dëgjuar palnin e PD, Basha del në konferencë:”Ai nuk e ka dëgjuar këtë plan sepse ka vite që Edi Rama nuk dëgjon”

0
11

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se ai e beson realisht kryeministrin Rama kur sot në mëngjes u tha gazetarëve se nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë “planin me 5 pika” të PD.

“Në fakt unë e besoj megjithse askush nga ju nuk e beson. Unë zgjedh ta besoj që ai nuk e ka dëgjuar këtë plan sepse ka vite që Edi Rama nuk dëgjon. Nuk dëgjon prindërit. Nuk dëgjon biznesin, sipërmarrjen që lufton për mbijetesë dhe po i dorëzohen falimentit. Nuk dëgjon mjekët që kanë javë që kërkojnë atë që u është premtuar.

Nuk dëgjon mësuesit të cilët ditë për ditë marrin mesazhe për gjendjen katastrofike në shkolla. Nuk dëgjon shqiptarët që mbushin terminalet e autobuzëve ndërkombëtar. E kur nuk dëgjon asnjë shqiptar, normalisht s’dëgjon as planin tonë”, tha Basha nga selia blu.

Në fund, ai u shpreh sërish se e besonte që Rama s’e kishte dëgjuar planin e PD. “Po e përsëris edhe njëherë: e besoj që ai nuk e ka dëgjuar planin”, tha kryedemokrati.

Zjarr Tv Ad