Rama thyen heshtjen, flet për herë të parë për arrestimin e Erion Veliajt

0
260

Kryeministri Edi Rama në komunikimin live ka folur në lidhje me arrestimin e Erion Veliaj ditën e djeshme me urdhër të SPAK ku për herë të parë thotë se hedh poshtë formulen 5 vjeçare për të mos patur opinion, pasi ka ardhur koha që SPAK-ut t’i shprehin edhe mendimet kritike.

“Ditën e djeshme, më shumë u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt. Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i Partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre u përndezën nga era e mishit me gjak dhe kanë vënë shishe këtu poshtë që të vijnë të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani dhe hajde të hidhemi te kryeministria.

Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli duke lënë një kryeyqytet të tërë që pa kokkën që i kanë vënë mbi shpatulla cerek milion zgjedhës tre herë është një ngjarje tejet e madhe të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeçare nuk kam koment.

Unë nuk do t’i mbaj për vete opinionet e mia. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e sja dhe sot opinioni im është ky. Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e mundshëm dhe mbështetjja jonë do të vazhdojë njësoj. Por nuk ka pse të mos i shprehim dhe opinionet kritike që sot janë të domosdoshme.

Duhet ta dini që rastin e Erionit, unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, por ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht dhe më ka nxitur që të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në detyrë. Njerëz që u gjetën në situata jo të denja vetëm për letërsinë e Kafkës, ne do mundohemi të krijojmë një opinion se pse i hoqën kokën nga shpatulla bashkisë të Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq! Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime që ka pjellë një roman. Prokurori dhe gjykatësi bashkë kanë arritur edhe në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë. Pyetja është e thjeshtë, jo vetëm kush shkon dhe e merr nga shkolla, por kush i jep këtij fëmije për të ngrënë etj etj.

Vetëm ky fakt, se ka pasur raste që një nënë është ndjekur penalisht, por jo t’i privohet liria. Kryetari bashkisë dhe e shoqja, nuk duhet folur pa ditur se cilat janë krimet që janë zbuluar, për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie. Pa gjyq! Flas për krimet e provuara, jo të promovuara në media, nga gojët më të ndyra, nga kua kua kuatë dhe bufi stërplak se ato krime, për ato krime unë duhet të isha varur te sheshi “Skënderbej” me këmbët lart dhe kokën poshtë. Ky ishte qëndrimi im i përgjithshëm dhe patjetër kemi kohë që gjërat t’i diskutojmë“, tha Rama.

Zjarr Tv Ad