Rama: Vullneti im është që mandati i tretë mos të ngjajë me të parët, do t’a mbajmë dorën shtrirë për Partinë Demokratike…

0
33

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një prononcim për mediat teksa ndodhej në aeroportin e Rinasit, në një konferencë të përbashkët me komisionerin e BE, Oliver Varhelyi.

Komisioneri erdhi për të shoqëruar dozën e vaksinave, të cilat janë dhuruar nga BE për vendin tonë dhe janë në masën e 145 mijë dozave të kompanisë Pfizer.

Gjatë pyetjeve që i janë bërë, Rama është përgjigjur edhe në lidhje me pjesën e mosdakordësive dhe gjendjes aktuale politike mes Partive. Kryeministri tha se tanimë vullneti i tij, ishte që të mos merrej më me politikën e vjetër, por të vazhdonte përpara me punët që kishte premtuar të bënte në mandatin e tretë.

Ai gjithashtu, la të hapur mundësinë e bahkëpunimit me opozitën, teksa tha se dora e qeverisë do të jetë e shtrirë për bashkëpunim me Partinë Demokratike.

“Bindja dhe vullneti im është që mandati i tretë të mos u ngjajë të parëve në aspektin e luftës politike. PS do t’a braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, bajate krejt të panevojshme për vendin. Ne do të fokusohemi tek punët e mëdha për të cilat u votuam dhe do t’a mbajmë dorën shtrirë për opozitën, Partia demokratike është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë për të hapur një proces diskutimi, pa asnjë kusht për mënyrën sesi ne mund të bëjmë bashkarisht që të shtyjmë përpara punët dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Besoj që me ndihmën tuaj do të jem edhe unë në gjendje të qëndroj larg luftërave të partive politike. Shqipëria është në nivelin për të kaluar në një potencial komplet tjetër, në mandatin që e kemi marrë për t’a çuar në majë”- tha Rama.

Zjarr Tv Ad