Raporti i KE, Rama:Pasqyrë reale, opozita i bie fyellit në 1 vrimë

0
22

Ndërsa deputetët e opozitës e kërkuan të ishte në sallë, i pari i qeverisë, Edi Rama hyri në salle rreth orës 12:00, për tu fokusuar tek raporti i Komisionit Europian.

Konkluzionet e tij, tha Rama janë një pasqyrë reale e arritjeve dhe mosarritjeve të Shqipërisë, por në ndryshim nga raporti i një viti më parë vihet re qartë, progresi.

“Konkluzioni është i njëjtë me një vit më parë, por raporti nuk është i njëjti. Në faqet e tij konstatohet se nga viti i shkuar deri më sot, Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt BE. Nga ana tjetër është një pasqyrë ku pa vështërisësi mund të shihen të gjitha shtrembërimit e opozitës rrugore, për të krijuar në sytë e opinionit dhe miqve apo aprtnerëve që kanë vullnet të dëgjojnë kolegët e ikur në drejtim të paditur, pamjen e një Shqipërie tjetër. Ne nuk pretendojmë se Shqipëria i ka tejkaluar të gjitha problemet e ka arritur objektivin fundor. Objektivi lidhet me qëllimin e madh të anëtarësimit në BE dhe me ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim. Sot flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet çelur me zyrtarizimin e negociatave për të përparuar në të gjitha drejtimet që ka rruga e transformimit të Shqipërisë në një shtet të standardeve të BE”,- tha Rama.

Rama tha se ndryshe nga sa u përpoq ta shiste opozita, reforma në drejtësi nuk është vlerësuar si “dështim” në raport. Sa për këta të fundit, ai vijoi se pavarësisht arritjev,e vijojnë t;i bien fyellit në një vrimë.

“Raporti i komisionit, që është më i besueshëmi i ndërkombëtarëve, në raport me çdo detaj të problematikave të një vendi në rrugën e anëtarësimit në BE hedh poshtë çdo pretendim dhe përpjekje për ta tregur reformën në drejtësi si dështim, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si një dështim dhe në vijimësi në çdo aspekt raporti jep një pasqyrë besnike të arritjeve dhe problemeve. Jemi të vetëdijshëm për problemet dhe krenarë për arritjet. Të gjithë ata që i ben fyellit në atë vrimën e vetme për të bërë të njetjën muzikë duke përsëritur të njetat broçkulla, për të krijuar një perceptim të imponuar ndryshe tek shqiptarët, sot, mudn tju thuhet me plot gojën se në atë pasqyrë Shqipëria mund të shohë çfarë ka bërë dhe cfarë do bëjë”,- vijoi ai.

Zjarr Tv Ad