Real Madrid as që ka ndërmend të heqë dorë nga Paul Pogba. Pavarësisht sigurisë së shprehur pak ditë më parë nga trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer se mesfushori nuk do të largohet nga skuadra e tij, në Spanjë mendojnë krejt ndryshe. Mediat shumë pranë klubit “los blacos” vazhdojnë të vendosin francezin në krye të listës së dëshirave të Zinedine Zidane për merkaton.
Sipas tyre edhe vetë futbollisti vazhdon të kërkojë tranferimin në “Santiago Bernabeu”. Deri tani, pengesë është bërë muri i ngritur nga klubi anglez që ka refuzuar të gjitha ofertat. Por këto refuzime nuk e kanë demoralizuar Realin e Madridit që është hedhur sërish në sulm. Madrilenët kanë kohë për të bindur Manchester United deri më 8 gusht, ditë kur mbyllet edhe merkato e verës në Premier League. Një operacion i vështirë, por aspak I pamundur.



