Rektori i Universitetit të sporteve Agron Kasa, i ftuar në studion e lajmeve të televizionit FaxNeës, ka folur rreth protokollit të masave anti-Covid që pritet të zbatohet në nisjen e vitit të ri akademik. Kasa u shpreh se megjithëse të rinjtë arrijnë ta preceptojnë më shumë rrezikun e virusit të padukshëm, ata të cilët nuk do të respektojnë rregullat do të largohen nga mësimi.
“Më vjen keq ta them, unë jam mësuar t’i them gjërat ashtu siç i mendoj, është një problem social, ku ne rreziqet jemi edukuar që t’i shohim nga armiqtë e jashtëm. Këtë lloj armiku është shumë e vështirë ta preceptosh. E kam vënë re në shumë intervista se mosha e tretë, që është më e rrezikuara, ata janë dhe trimat më të mëdhenj. Pasi ata i përkasin atij formati që kanë dhe e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë lloj armiku.
E vërteta është që porosia që kemi dhënë te të gjithë pedagogët është që pedagogët të jenë jashtë mase të rreptë, ata të cilët nuk do të respektojnë rregullat do të largohen nga mësimi”.- tha Kasa.



