RENEA dhe FNSH operacion “blic” në Shkodër, arrestohen tre persona

0
40

Forcat RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar ditën e sotme një operacion në lagjen Kiras të Shkodrës.

Bëhet me dije se nga ky operacion i policisë janë arrestuar tre persona që akuzohen për armëmbajtje pa leje në banesat e tyre.

Sipas burimeve për media, policia ka zhvilluar operacionin për të arrestuar persona të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë.

Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të zhvilluar në Shkodër.

Zjarr Tv Ad