RENEA, FNSH, Anti-terrori dhe SHISH/ Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, kamera në çdo cep, 2000 forca policie të angazhuara

0
2

Kryeqyteti është blinduar për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi, me masa sigurie pa precedent. Rreth 2000 forca policore janë vënë në gatishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë në një nga ndeshjet më delikate të viteve të fundit.

Të angazhuara janë strukturat më elitare të sigurisë në vend: RENEA, FNSH, Antiterrori, si dhe Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH). Siguria më e lartë do të fokusohet mbi përfaqësuesen serbe, e cila do të shoqërohet nga njësitë speciale që nga mbërritja në Tiranë e deri në largim.

Në funksion të sigurisë janë instaluar kamera të avancuara me njohje fytyre (face recognition), kamera të lëvizshme dhe pajisje anti-drone, për të parandaluar çdo rrezik nga ajri. Pushkë anti-drone janë pozicionuar rreth stadiumit për të neutralizuar çdo mjet ajror të dyshimtë.

Masat përfshijnë:

Kontroll të imtësishëm të biletave dhe dokumenteve identifikues për çdo spektator;
Bllokim total të rrugëve që çojnë drejt stadiumit;
Prani masive të policisë në dhe rreth “Arenës Kombëtare”;
Verifikim kufitar të shtetasve me prirje ekstremiste, të cilëve u ndalohet hyrja në Shqipëri.
Njësitë Antiterror dhe RENEA do të jenë në gatishmëri të lartë për të ndërhyrë në çdo rast të papritur, ndërsa FSHF, në bashkëpunim me agjencitë shtetërore, ka zbatuar një protokoll sigurie të avancuar për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Autoritetet njoftojnë tifozët të respektojnë rregullat dhe të shmangin çdo veprim provokues, pasi toleranca do të jetë zero.

Zjarr Tv Ad