Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka marrë pjesë ditën e sotme në konferencën e IDM, promovimi i “shkollës si qendër komunitare”.
Ajo ka mbajtur edhe fjalën, ku u ka përcjellë një mesazh të rinjve që ishin të pranishëm në këtë konferencë.
Ambasadorja është shprehur se ata duhet të jenë ambiciozë, teksa tha se duhet të respektojnë veten dhe të qëndrojnë larg gjuhës së urrejtjes.
“T’ja bëni pyetje vetes çdo magjes: kush jam unë, dhe çfarë dëshiroj të bëhem. Respektoni veten, të tjerët! Edhe në politikë dëgjoj ndonjëherë mesazhe urrejtje. Ata duan që ju të urreni dikë tjetër për shkak se janë më të mençur se ju. Ekziston një shprehje: urrejtja gërryen enën që e mban. Duke mbartur urrejtje brenda vetes suaj do të ishte një gjë shumë e dëmshme për ju.
Dua që ta dini se si ambasadë, ju konsideroj ju pjesë e ekipit tonë. Por dua që shpresoj që edhe ju të na konsideroni ne si pjese ekipit tuaj. Shkoni në botë, mbani mend se kush jeni dhe mendoni se çfarë doni të bëni. Kurrë mos e harroni që ju jeni të mirë dhe të shkëlqyer”, u shpreh ambasadorja.




