Rezultati nga votimi elektronik në njësinë 10/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku

0
2

Nga publikimi i rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr. 10 të Tiranës, janë publikuar edhe votat personale në listat e hapura të kandidatëve për deputet.

Tek Partia Demokratike më i votuari rezulton Ilir Alimehmeti me 1 115 vota persona, i cili ndiqet nga Jorida Tabaku me 996 vota persona. Ndërkohë, i treti rezulton Myslim Murrizi me 761, i ndjekur nga Asllan Dogjani me 671 vota dhe Loranca Hoxha 633 vota.

Sa i përket të ndara më vete, në Vorë më i votuari rezulton Myslim Murrizi me 694 vota, i ndjekur nga Asllan Dogjani me 629 vota, ndërsa tek njësia nr. 10 më i votuari rezulton Ilir Alimehmeti me 848 vota.

Vora

Zjarr Tv Ad