Ambasadori i BE Luigi Soreca, ka qenë sot në Krujë me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë për projektin e rijetëzimit të Muzeut Etnografik. Soreca ka thënë se Bashkimi Europian do të japë grante me shifër totale 350 mijë euro për ruajtjen e kulturës.
“Me anën e programit “BE për kulturën” ne do të fillojmë çeljen e propozimeve për grante zhvillimore lokale, që quhet rikrijimi i së shkuarës, ndërtimi i së ardhmes. Janë grante me shifrën totale 350 mijë euro dhe kanë për qëllim ruajtjen e kulturës.
Ne do t’i japim një vëmendje të shtuar grupeve që përfshijnë gratë, të rinjtë, pakicat si dhe personat që janë më vulnerabël në Shqipëri. Ju ftoj të gjithëve që të përdorni mundësinë që ju ofrojnë këto grante”, u shpreh ndër të tjera ambasadori i BE.




