Rilindja ende me pushime pas zgjedhjeve, në bashkitë Burrel e Klos mungon sistemi

0
0

Rilindja edhe pse fitoi ‘bindshëm’ zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duket se nuk është kthyer ende në krye të detyrës për t’i shërbyer qytetarit.

Sipas një denoncimi që ka ardhur në Zjarr Televizion, që prej orëve të para të mëngjesit në bashkitë Burrel e Klos nuk punon sistemi.

Qytetarët që u janë drejtuar ditën e sotme këtyre dy institucioneve për të tërhequr dokumente të ndryshme si pasaportë a certifikatë, janë përcjellë nga punonjësit e bashkisë me justifikimin “Nuk ka sistem!”

Ndërkohë që problemi ende vazhdon, qytetarëve nuk u është komunikuar një orarë për rikthimin e sistemit.

Zjarr Tv Ad