2 vëllezër janë arrestuar në Bathore pasi kanë rrahur një 24 vjeçar me grushta.
2 të arrestuarit pasi e kanë rrahur, të riut i kanë prishur dhe makinën duke e gjuajtur me sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosje”,‘‘Demtime të tjera me dashje”,“Prishje e rendit dhe qetesisë publike” dhe “Shkatërrim i pronës me dashje” kryer në bashkëpunim, të shtetasit të shpallur në kërkim E.K., 25 vjeç, pasi në rrugën ”Besëlidhja”, Bathore, në bashkëpunim me vëllain e tij A.H, dhe me disa persona ende të paidentifikuar, janë konfliktuar fizikisht duke e goditur me grushta shtetasin M.Gj, 24 vjeç, si dhe i ka goditur me sende të forta mjetin e tij duke e dëmtuar atë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



