Rritja e çmimeve, Berisha PARALAJMËRON Ramën: Merr menjëherë masa, ndryshe opozita shqiptare do të dalë në PROTESTA

0
36

Ish-kryeministri Sali Berisha, fajtor për rritjen e çmimeve ka bërë qeverinë. Në një konferencë për shtyp Berisha tha se ndonëse jemi një vend prodhues kemi çmimet më të larta në Europë të naftës dhe gazit.

Sipas ish-kryeministrit qeveria Rama ka vendosur taksa aburde, prandaj dhe duhet të marrë menjëherë masa, në të kundërt paralajmëroi se opozita shqiptare do të ngrihet në protesta.

“Po kryejnë cdo ditë krime kundër njerëzimit në Ukrainën e lirë dhe të pavarur, hordhitë e dyta janë në mbarë Europën janë spekullatorët që si shushunja duan të pasurohen nga lufta. Në këtë kontekst është në detyrën më parësore të qeverive, vendeve europiane të luftojnë me vendosmëri këta persona. Kohë para se të niste kjo luftë, të gjitha vendet e BE kanë marrë një seri paketash dhe masash me qëllimin kryesor mbrojtjen e qytetarëve nga spekulimet. Sot Shqipëria ka cmimet më të larta në Europë për naftën dhe gazit, ndonëse është vend prodhues në sasi të konsiderueshme.

Në Europë rrogat janë 10 herë më shumë se këtu, ky çmim stratosferik i naftës që sot në bursë është 125 dollarë fuqia për naftën bruto nuk ka ekzistuar në vitin 2008 kur fuqia luhatej nga 150 në 200 dollarë. E gjtiha kjo, çmim terësisht i papërballueshëm është rezultat i taksave të vendosura në arbitraritet.

Kështu, sot qeveria mbledh, ka vendosur përveç TVSH-së, akcizës, taksën e qarkullimit e cila nga 70 u rrit në 270 lekë. Krahas tyre janë vendosur tarifa absurde dhe madje dyfishuar, e kontrollit, koncesionar. 400 lekë TVSH-ja për litër. E rëndë është fatura e energjisë elektrike qe paguajnë sot qytetarët dhe bizneset, në këto kushte kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe energjia elektrike. Së dyti, bonus për të gjitha familjet në nevojë, shtesë për të përballuar krizën energjitike, së treti heqjen e taksës së qarkullimit 270 lekë dhe me këto lëvizje cmim,et e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Por meqë Ed Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës, para se të thotë se c bënte me covidinn e kodrat e kufomave duhet të marrë masa të tilla.

Nëse vazhdojnë këto spekulime, e konsideroj të papërgjegjshëm qëndrimin e ramës ndaj krizës, po mbjellin terror te qytetarët dhe ai po bën zëdhënësin e kompanive të naftës, lajmëtari i parë i rritjes së çmimeve.

Kreu i qeverisë nuk mund të bëjë zëdhënësin e kompanive të naftës, edhe njëherë bëj thirrje urgjente për mbrojtjen e popullatës, ndryshe opozita shqiptare do të jetë në rrugë kundër spekulimeve”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad