Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka folur në Kuvend për rritjen e çmimeve dhe krizën si pasojë e luftës në Ukrainë. Ai ka thënë konflikti ka dhënë impakt në të gjithë botën dhe dihej që shumë shpejt do të vinte dhe në vendin tonë.
“Masat e qeverisë janë shumë ekstreme në dobi të popullatës. Të harxhosh 500 milionë euro energji për ndihmë, kush e ka bërë këtë?! As ju nuk e keni bërë këtë. Qeveria po adreson njerëzit që janë në nevojë. Do ndihmohen pensionistët, shtresat në nevojë. Kjo qeveri po e monitoron situatën, kaq ka në dorë. Periudhat dëshpëruese kërkojnë masa të rrepta”, u shpreh ndër të tjera Gjiknuri.
Pjesë nga fjala e Sekretarit të PS:
Të gjithë e dinë që krizat kanë ardhur, dhe këto dy vite kanë qenë të vështira. Jo vetëm nga post pandemia, por dhe lufta ruso-ukrainase që ka dhënë impakt në të gjithë botën. Janë vende deçizive për gjithë botën. Për drithra dhe për naftën dhe gazin. Dihej që efekti do të ishte në gjithë botën, dhe patjetër do vinte dhe në Shqipëri.
Masat e qeverisë janë shumë ekstreme në dobi të popullatës. Të harxhosh 500 milionë euro energji për ndihmë, kush e ka bërë këtë?! As ju nuk e keni bërë këtë. Qeveria po adreson njerëzit që janë në nevojë. Do ndihmohen pensionistët, shtresat në nevojë. Kjo qeveri po e monitoron situatën, kaq ka në dorë. Periudhat dëshpëruese kërkojnë masa të rrepta.
Edhe tregtarët e karburanteve duhet të në kuptojnë. Qeveria u ka ngarkuar një pjesë të barrës atyre. Ata kanë marrë një pjesë të riskut siç po e merr dhe shteti. Ky proces sapo ka nisur, por nuk e dimë sa do shkojë. Nuk dua të bëj panik por nuk e dimë sa do shkoj. Mund të zvogëlohet edhe puna publike. Disa punë mund të ndalen.
Njerëzit janë të stresuar, janë të lodhur, kanë nevojë për mbështetje, por qeveria po bën gjithçka. Me mundësitë që kemi. Ato pranverat që ti do, (flet për Berishën) do të kthehen në pranverë që vetëm ti në mendjen tënde i imagjinon. Ne nuk jemi për këtë.




