Rritja e çmimeve, Pano Soko: Qeveria ka fituar 300 milionë dollarë në 3 muaj! Asnjë ndihmë për qytetarët

0
34

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, eksperti Pano Soko, ka folur për krizën ekonomike që ka pllakosur vendin me rritjen e çmimeve të mallrave dhe produkteve dhe mos ndihmën e qeverisë ndaj qytetarët.

Soko ka theksuar se në këtë kohë krize ekonomike qeveria ka dalë me fitim gati 300 milionë dollarë në vetëm tre muaj dhe se kjo nuk është e ndershme të fitojë vetëm qeveria në kohë krize.

Sipas Sokos, qeveria nuk i ka ndihmuar qytetarët me lekë gjatë krizës por edhe më keq i ka ngritur borde dhe situatën e ka lënë në gjendje të stabilizuar kaosi.

Soko: Për të ulur çmimin kryeministri nuk bënë gjë me ngritjen e këtyre bordeve. Ai na thotë se unë do garantoj që ky çmim të jetë i pastër. Për ti hedhur hi syve shqitptarëve, Rama thotë po ngrej këtë bordin i cili në fund fare e la gjënë siç ishte, pasi situata është një gjendje të stabilizuar të kaosit, kaos i stabilizuar.

Qeverisë qytetarët i shkojnë me kërkesën për para, për të përballuar krizën. A do na ndihmosh me para për të përballuar krizën? Këtë i kërkuan qeverisë dhe dhe çfarë bëri ky, më ka çuar nëna me la gojën, i ka futur në bord këtej një bord andej, dhe vazdojmë aty ku ishim por me bord.

Qeveria nuk ndërhyri fare. Në momentin që janë rritur çmimet taksat janë rritur shumë. Qeveria shqiptare ka dalë gati 300 milionë dollarë fitim në tre muaj. Pret të dali edhe më shumë në prill. Gjatë gjithë kësaj periudhe qeveria ka dalë me fitim. Kjo nuk është e ndershme pasi në krizë, pasi njerëzit po paguajnë lekë dhe jo vetëm të fitojë qeveria por hajde të ndajmë humbjen.

Zjarr Tv Ad