Eksperti i tregut të energjisë, Lorenc Gordani, foli në Syri Tv për rritjen e çmimit të karburanteve. Gordani tha se mungesa e gazit ka rritur nevojën për të përdorur naftë, që ka impaktuar tregjet dhe bursat ndërkombëtare. Ai theksoi se sado që kemi rritje të çmimit, faktori përcaktues janë taksat.
“Çmimi në bursat ndërkombëtare është në rritje. Te karburantet kemi konsumin më të madh të energjisë, shkon kundër asaj që është e natyrshme, sepse s’jemi një vend prodhues.”-tha Gordani.
Sa i përket transportit urban që mund të dyfishohet çmimi i biletës pas rritjes së çmimit të naftës, Gordani thekson se transporti urban është në dorë të privatit dhe duhet të ketë mundësi alternative të transportit urban.
“Aspekt i dobishëm do ishte për bashkitë që të kishin një linjë, të kishin një model, që me këtë çmim jemi. Mos të ishin plotësisht, por një alternativë.”-u shpreh Gordani.




